Këshillat dhe Komisionet Kombëtare

Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport

Veprimtarinë kundër dhunës e drejton Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport, një strukturë me karakter këshillimor pranë Ministrit përgjegjës të Sporteve. Përbërja e funksionimi i këtij Komisioni dhe mënyra e shpërblimit të anëtarëve të tij përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Këshilli Kombëtar i Sportit

Këshilli Kombëtar i Sportit është një organ këshillimor, i cili merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave të shtetit për sportin, i cili funksionon pranë Ministrisë përgjegjëse për Sportin

Organizata Kombëtare Antidoping

Veprimtarinë kundër dopingut në Republikën e Shqipërisë e ushtron Organizata Kombëtare Antidoping.

Organizata Kombëtare Antidoping është organizatë jofitimprurëse, e themeluar nga jo më pak se tre federata shqiptare të sporteve olimpike. Organizimi dhe funksionimi i Organizatës Kombëtare Antidoping bëhen sipas statutit të miratuar nga ministri përgjegjës për sportin dhe gjykata kompetente.

Prioritare