Video

Thjeshtimi i dokumentave
15/02/2018

Qeveria e Shqipërisë është e vendosur të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si ofrohen shërbimet publike. Në 100 ditët e para, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërmori një proces të detajuar të identifikimit të shërbimeve publike që ofrohen nga Ministria, të lejeve, licensave dhe autorizimeve që kërkohen dhe listimin e të gjithë dokumenteve shoqërues për çdo shërbim. Nëse për të marrë shërbimet në MASR dhe institucionet e varësisë deri dje ju kërkoheshin 254 dokumente, tashmë do ju duhet të paraqisni vetëm 86 dokumente. Largojmë një barrë prej plot 168 dokumentesh për të marrë 44 shërbimet e ofruara.

Download