Postuar më: 02/10/2018

Thirrje për aplikim për Pika Kombëtare Kontakti (PKK) në kuadër të programit Horizon 2020, përfaqësues në komitetet e programit H2020 dhe përfaqësues në komitetet ERA (European Research Area)

Në kuadër të zbatimit të Programit të BE-së “Horizon 2020-Programi për kërkim dhe novacion” dhe me qëllim përmirësimin e performancës, interesit dhe angazhimit të përfaqësuesve të vendit tonë në këtë program kuadër të rëndësishëm, shpallet thirrja për shprehje interesi për Pika Kombëtare Kontakti (PKK), për përfaqësues në komitetet e programit H2020, si dhe për përfaqësues në komitetet e ERA-s (European Research Area).

Thirrja për shfaqje interesi nga të interesuarit është e hapur për periudhën 1-31 tetor 2018.

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) brenda periudhës së sipërcituar dokumentet e parashikuara në informacionet bashkëlidhur dhe links të mëposhtëm, në të cilët gjenden edhe hollësi të mëtejshme mbi kriteret e përzgjedhjes, detyrat e përfaqësuesve, treguesit e vlerësimit, etj.

 

INFORMACION I NEVOJSHËM MBI APLIKIMIN PËR PIKA KOMBËTARE KONTAKTI (PKK) H2020

INFORMACION I NEVOJSHËM MBI APLIKIMIN PËR PËRFAQËSUES NË KOMITETET E PROGRAMIT HORIZON 2020 DHE KOMITETET ERA

 

Për sqarime të mëtejshme mund të shkruani në adresat e mëposhtme

[email protected] [email protected] [email protected]

 

DREJTORIA E INTEGRIMIT, KOORDINIMIT, MARRËVESHJEVE DHE ASISTENCËS

Të rejat e fundit