Koli Bele

Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Z. Koli Bele, ka lindur në vitin 1975, është i martuar me Znj. Manola Bele dhe ka dy vajza.

Është diplomuar si Jurist në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës në vitin 1997 dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare si më poshtë:

– LLM, Drejtësia Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Sussex, Brighton, Mbretëria e Bashkuar, (2004, përfitues i bursës Chevening)

– MPA, Master në Administratën Publike, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me Nebraska Linkoln USA (2010)

Z. Bele ka një karrierë të pasur profesionale në institucione të ndryshme të administratës publike siç janë:

Jurist në Kontrollin e Lartë të Shtetit (1998-2002),

Këshilltar Ligjor i Prokurorit të Përgjithshëm (2002-2005),

Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë (2005-2009),

Avokat Privat pranë Dhomës se Avokatëve të Tiranës (2009-2013)

Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (2013-2017)

Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë (Tetor 2017 – në vazhdim)

Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të MIE, që nga shtatori 2013, ka qenë anëtar dhe Kryetar i Bordeve Drejtuese të AlbPetrol dhe AKBN (Agjencia Shqiptare e Burimeve Natyrore). Ai ka luajtur një rol aktiv në debatet publike në lidhje me politikat qeveritare, legjislacionin dhe projektet me fokus në energji, reforma, miniera, naftë dhe gaz, dhe veçanërisht në marrëdhëniet qeveritare me projektin TAP, ku udhëhoqi Komisionin e Lejeve të MIE-së, ekipin ministror që rinegocioi Marrëveshjen e Qeverisë Pritëse (2016), krijimin e Operatorit të Kombinuar të Gazit Natyror Albgaz Sh.a dhe ndryshimet përkatëse në legjislacion.

Që nga viti 1999 është angazhuar si lektor i jashtëm në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, si dhe universitete të tjera private në Shqipëri.

Ai ka njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.

EN

Mr. Koli Bele, is born in 1975, is married with Mrs. Manola Bele and have two daughters.

He has graduated as lawyer at the Faculty of Law of the University of Tirana in 1997, and completed post-graduate studies:

– LLM, International Criminal Law at the University of Sussex, Brighton, United Kingdom, (2004, Chevening Scholarship)

– MPA, Master in Public Administration, Faculty of Economics of Tirana University, in collaboration with Nebraska Linkoln USA (2010)

Mr. Bele has a rich professional career in various public administration institutions such as:

Lawyer at the Supreme State Audit (1998-2002),

Legal Adviser to the Prosecutor General (2002-2005),

Prosecutor at the Tirana Judicial District Prosecutor’s Office (2005-2009),

Private Attorney at the Tirana Chamber of Advocates (2009-2013)

Secretary General at the Ministry of Energy and Industry (2013-2017)

Secretary General at the Ministry of Education Youth and Sports (October 2017-ongoing)

In his capacity of Secretary General of MEI, since September 2013 he has been member and Head of Boards of Directors of AlbPetrol and AKBN (Albanian Agency on Natural Resources). He had an active role in the public debates regarding the government policies, legislation and projects with focus in energy, reforms, mining, oil and gas, and especially in the government relations with TAP project, where he leaded the MEIs Permitting Commission, the Inter-Ministerial Team that renegotiated the Host Government Agreement (2016), the establishment of the gas TSO -AlbGaz, and relevant changes in the legislation.

Since 1999 he has been engaged as an external lecturer at the Faculty of Law of the University of Tirana as well as other private Universities in Albania.

He has very good knowledge of English and Italian languages.

 

E-mail: [email protected]