Njehsimi i Diplomave të Huaja

Vini re!

Dokumentacioni për njësimin e certifikatave dhe diplomave universitare të nivelit 5 deri në nivelin 8 sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK) dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (KEK) (me përjashtim të diplomave të doktoratës), dërgohet me postë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Për më shumë informacion drejtohuni në faqen web http://qsha.gov.al ose  kontaktoni në adresat [email protected] dhe [email protected].

Dokumentacioni për njësimin e gradës shkencore “Doktor”, si dhe titujve akademikë, dërgohet me postë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).Për më shumë informacion kontaktoni

në adresat [email protected] dhe [email protected]

 

Lista e diplomave të njësuara Shtator 2018

LISTA MBI VENDIMET E NJOHJES PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR DHE TITUJT AKADEMIK TË FITUAR JASHTË VENDIT 2018

LISTA E DIPLOMAVE TË NJËSUARA, PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR SHTATOR 2017

 

Linku i aplikimit online

Formulari i aplikimit në gjuhën shqipe    

Formulari i aplikimit në gjuhën angleze

 

Ligj Nr. 80 / 2015

Udhëzimi i Ministrit të Arsimit dhe Sportit

Udhezim Nr.15 date 16.04.2018

Udhezim Nr.32 date 29.12.2017

 

Mandat- pagesa për njohjen e diplomës së doktoratës online

Mandat- pagesa për njohjen e diplomës së doktoratës hard copy

Mandat- pagesa për njohjen e titujve akademike

LIGJ Nr.8834, datë 22.11.2001 PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS PËR NJOHJEN E KUALIFIKIMEVE TË ARSIMIT TË LARTË NË EUROPË” (LISBONË, 1997)

 

 

Njohja e GRADAVE SHKENCORE “DOKTOR” të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë.

Aplikimi për njohjen dhe njësimin e gradës shkencore “Doktor” mund të kryhet online ose vetëm në formë shkresore. Në të dy rastet aplikanti duhet të dorëzojë në rrugë postare në MASR dokumentacionin e mëposhtëm:

-Formularin e aplikimit të plotësuar individualisht, i cili shkarkohet nga faqja zyrtare e MASR (në rast se aplikohet vetëm në formë shkresore),    ose atë të printuar pas aplikimit online (në rast se aplikohet online);

-Diplomën ose dokument të barazvlefshëm që vërteton përfundimin e studimeve;

-Listën e notave dhe/ose suplementin e diplomës (nëse ka);

-Një kopje elektronike (CD) e disertacionit;

-Kopje të diplomës pararendëse ose të vërtetimit përkatës të njohjes;

-Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;

-Mandat-pagesën hard-copy (në rastet kur aplikimi kryhet vetëm në rrugë shkresore)

 

Dokumentet duhet të jenë origjinalë (me perjashtim të diplomës) ose fotokopje te njësuara me origjinalin. Dokumentet e dorëzuara për njohje nuk i kthehen më aplikantit.

Dokumentet e përcaktuar në germën b) dhe c) duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të dokumentacionit në gjuhën angleze, italiane dhe frënge për të cilat nuk ështe i domosdoshëm përkthimi në gjuhën shqipe. Në rastet e pamundësisë së kryerjes së procedurave të përkthimit në gjuhën shqipe, aplikanti mund të përkthejë dokumentin në vendin e origjinës në gjuhën angleze nga një përkthyes i autorizuar/licencuar për këtë qëllim, në vendin përkatës. Në këto raste dokumenti duhet të mbajë domosdoshmërisht vulën apostile/legalizimin lidhur me përkthimin.

Hapat e procedurës:

Në rastin e aplikimit online, aplikanti plotëson online aplikimin, si dhe dërgon në rrugë postare dokumentacionin përkatës (hard-copy) në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë(MASR), për njësimin e gradave shkencore “Doktor” dhe titujve akademikë të fituar jashtë vendit.

Në rastin e aplikimit vetëm në rrugë shkresore, aplikanti përcjell dokumentacionin në rrugë postare, respektivisht në MASR.

Në rastet e aplikimit online kandidati njoftohet automatikisht me e-mail për plotësimin e aplikimit.

Verifikimi i dokumenteve:

Sektori i Njohjes së Diplomave, kryen verifikimin e autenticitetit të diplomës së gradës shkencore “Doktor”. Në këtë rast Sektori kontakton me e-mail ose në rrugë postare me institucionin që ka lëshuar diplomën përkatëse. Sektori mund të kërkojë dhe informacion të mëtejshëm që e konsideron të nevojshëm për vlerësimin objektiv për njohjen dhe njësimin e diplomës apo certifikatës.

Sektori kërkon informacion pranë qendrave të rrjetit evropian të informimit dhe njohjes së diplomave (ENIC – NARIC), mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë, vlefshmërinë e diplomave, nivelin e tyre sipas kornizës kombëtare apo evropiane të kualifikimeve, si dhe informacion tjetër shtesë në funksion të njësimit të diplomës.

Materialet shkresore ose të printuara për të gjitha verifikimet e kryera, depozitohen në dosjen e aplikantit. Për verifikimet e kryera online dokumentacioni i printuar firmoset nga nëpunësi që kryen verifikimet dhe depozitohet në dosjen e aplikantit.

Procedurat për marrjen e vendimit të njohjes dhe njësimit:

Për njohjen e gradave shkencore ngrihen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsim, komisione ad hoc sipas fushave përkatëse me pedagogë ekspertë të fushës të kategorisë “Profesor”, i cili mblidhet në varësi të numrit të aplikimeve dhe shqyrton dosjet përkatëse. Kryetar i komisionit është ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Komisioni përkatës nuk mund të mblidhet më vonë se 15 ditë kalendarike pas njoftimit për shqyrtimin e një aplikimi. Në përfundim të procedurave të shqyrtimit komisioni firmos procesverbalin dhe ministri i Arsimit dhe Sportit lëshon vërtetimin për njohjen e gradës shkencore.

Periudha e vlefshmërisë:

Vërtetimi është gjithmonë i vlefshëm (vetëm në Republikën e Shqipërisë) përveç rastit kur ka ankesa për ndryshim dhe kur revokohet nga Komisioni i Njohjes së diplomave

Kostot:

Tarifa për njohjen dhe njësimin e gradave shkencore është 3,500 (tre mijë e pesëqind) lekë për aplikimet e kryera online dhe 5,000 (pesë mijë) lekë për aplikimet e kryera vetëm në formë shkresore, për çdo diplomë që kërkohet të njësohet

Për aplikimin online ndiqen procedurat e pagesës të parashikuara në manualin përkatës.

Për aplikimin vetëm në rrugë shkresore, pagesa kryhet në llogarinë bankare të MASR të përcaktuar në faqen web të MASR në seksionin përkatës të njohjes së diplomave. Mandatpagesa dorëzohet me dosjen e aplikimit për aplikimin shkresor.

 

Lista e diplomave të njësuara Dhjetor 2017

Lista e diplomave të njësuara deri në Dhjetor 2016

Lista e diplomave të njësuara deri në Dhjetor 2015

Lista e diplomave të njësuara deri në Dhjetor 2014

Lista e diplomave të njësuaraderi në Dhjetor 2013

 

Prioritare