» Ligji për Rininë




Postuar më: 31/07/2018

Ligji për Rininë

Fillojnë diskutimet për një draft të dakordësuar

Edhe të rinjtë shqiptarë për herë të parë do të kenë një ligj për rininë. Ministrja Lindita Nikolla dhe skuadra e rinisë nëMinistrinë e Arsimit hapën diskutimet me organizatat rinore, shoqërinë civile dhe donatorët për të marr mendime dhe argumente për të avancuar në hartimin e një drafti tëdakordësuar. Tryezat e diskutimit për këtë ligj u hapën dhe do të vijojnë në shumë bashki të vendit për të marr mendime ndërsa nuk do të mungojë edhe një platformë online e cila do t’u japë mundësi të rinjve që pavarësisht distancës gjeografike të përfshihen në këtë ligj.  Fundi i nëntorit është afati optimal për të përfunduar këtë proces dhe konkretizuar një draft final dhe mandej për të avancuar më tej me një ligj që adreson nevojat e të rinjve dhe promovon vlerat që mbartin.“Për herë të parë Shqipëria do të ketë një ligj të posaçëm për rininë, i cili do të shërbejë si një mbështetje e madhe për të rinjtë e vendit, përmes programeve të veçanta, por jo vetëm. Ndryshe nga çdo ligj tjetër, projekt-ligji për Rininë, që po diskutohet me publikun që në fillimet e tij, do të shërbejë për të adresuar politikat rinore”, tha Ministrja Nikolla.

Të rejat e fundit