Besa Shahini

Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Besa Shahini

Besa Shahini ka lindur në Prishtinë në vitin 1982. Ajo ka një karrierë të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani dhe Kanada. Në vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit parauniversitar në Kosovë. Në të njëjtën kohë, ajo ishte dhe analiste e pavarur politikash për çështje të integrimit në BE dhe arsim. Në periudhën 2004-2015, Besa ka qenë analiste e lartë politikash pranë Inicitiativës Evropiane për Stabilitet (ESI) ne Berlin. Ndërsa më parë, në vitet 2002-2004, ajo ka qenë asistente akademike pranë York University në Toronto.

Besa mbanë diplomë Master për politika publike pranë Hertie School of Governance, në Berlin, Gjermani. Ajo ka kryer studimet Bachelor në shkenca politike dhe administratë publike pranë York University, në Toronto, Kanada, dhe shkollën e mesme ka përfunduar në United World Colleges, Lester B. Pearson College, në Kanada.

Besa është autore e mbi 20 publikimeve në fushën e arsimit dhe integrimit evropian si dhe ka qene kolumniste e rregullt në mediat në Kosove. Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe serbe si dhe ka njohuri në gjuhën franceze dhe gjermane.

 

Kontakt:

E-mail: [email protected]