Edukimi Fizik

Gjendja e mëparshme e lëndës së Edukimit Fizik

Lënda e Edukimit Fizik, në Arsimin Fillor studiohej në 350 orë mësimore (1-5), në  Arsimin e Mesëm të Ulët studiohej në 280 orë mësimore (2 orë/ javë, 70 orë/ vit) dhe në Arsimin e Mesëm të Lartë në 106 orë mësimore (si pjesë e kurrikulës bërthamë) dhe 140 orë mësimore (si pjesë e kurrikulës me zgjedhje të lirë ose të detyruar)

Lënda e Edukimit Fizik  zhvillohej:

Edukimi Fizik në arsimin parauniversitar

Klasat

Orë/javë

kurrikul bërthamë

Orë/javë

kurrikul me zgjedhje

Totali vjetor

Arsimi Fillor

1-5

2 orë

-

70 orë

I Mesëm i Ulët

6-9

2 orë

    -

70 orë

I Mesëm i Lartë

10

2 orë

1

70 + 36 orë

 

11

1 orë

1

36 + 36 orë

12

-

2

  1. orë
 

 

Hapa në realizimin e një plani veprimi në drejtim të ridimensionit të Edukimit fizik dhe sportiv në institucionet arsimore 

Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 28, datë 07.02.2014 për “Ngritjen e grupit të punës për rishikimin e programeve të lëndës së edukimit fizik, ngritjes së klasave sportive dhe organizimin e veprimtarive sportive në institucionet arsimore të sistemit parauniversitar”.

Hartimi i Platformës për zhvillimin fiziko-sportiv në sistemin arsimor shqiptar.

  • Vlerësimi i mundësive konkrete për përfshirjen e 3 orëve mësimore të lëndës së Edukimit fizik dhe sporte në planin mësimor të arsimit parauniversitar.
  • Vlerësimin e numrit aktual të mësuesve të edukimit fizik, llogaritjen e kërkesave për shtesë të këtij numri, si dhe efektit financiar që vjen si rrjedhojë.
  • Ngritja e grupit të punës  për përshtatjen e Programeve mësimore lëndore (ekspertë nga institucione të ndryshëm arsimore, mësues dhe përfaqësues të komunitetit);

Urdhër nr. 299, datë   08. 07. 2014 për “Ngritja e grupeve të punës për rishikimin e planeve mësimore në sistemin arsimor parauniversitar (në arsimin bazë, në arsimin e mesëm të lartë) me qëllim shtimin e orëve të edukimit fizik”

  • Hartimi i dokumentacionit në ndihmë të organizimit të orëve të edukimit fizik (dosja e mësuesve të edukimit fizik):
    • Programet e Edukimit fizik për tri ciklet arsimor: fillor klasat 1-5, i mesëm i ulët klasat 6-9 dhe i mesëm i lartë klasat 10-12
    • Kartela individuale e nxënësit
    • Pyetësori i  gjendjes së shëndetit të nxënësit
    • Udhëzues për përdorimin (plotësimin e Karteles dhe pyetësorit)
    • DVD ilustruese të komplekseve ushtrimore për mësuesin e edukimit fizik.
  • Konsultimi dhe miratimi i dokumentacionit të mësipërm;
  • Trajnimi i mësuesve për zbërthimin dhe zbatimin e dokumentacionit të mësipërm;
  • Takim me drejtues së DAR/ZA, për prezantimin e dokumentacionit e më pas shumëfishimi dhe shpërndarja e tij në të gjitha shkollat e vendit.

Zhvillimi i lëndës së Edukimit Fizik për vitin Shkollor 2014-2015

Në  vitin akademik 2014-2015, lënda e Edukimit fizik do të zhvillohet me 3 orë mësimore në javë, në të tri nivelet e arsimit parauniversitar:

  1. Arsimi fillor, (klasat 1-5),                                 3 orë/javë
  2. Arsimi i mesëm i ulët, (klasat 6-9),                  3 orë/javë
  3. Arsimi i mesëm i lartë (klasa 10),                    3 orë/javë
  4.       “           “           “        (klasa 11)                3 orë/javë
  5.  “             “              “         (klasa 12)               3 orë/javë

 

Në Arsimin fillor (klasat 1-5), 1 orë e edukimit fizik do të zhvillohet nga mësues me arsim të lartë të specializuar për këtë lëndë dhe 2 orë nga mësuesi i klasës, (siç është bërë deri më tani).

Udhëzimi 23, datë 08.08.2014 për “Vitin Shkollor 2014-2015 në Sistemin Arsimor Parauniversitar”

 

Sigurimi i partneritetit në drejtim të përmirësimit të bazës materiale sportive në shkolla

Fondacioni “ Sports for Children” është një organizatë jo fitimprurëse me seli në Edidhoven, Holandë, aktiviteti i së cilës konsiston në dhënie ndihmash, kryesisht të formës së bazës materiale didaktike, për klube sportive dhe shkolla në vende ku ka nevojë. Këtë vit ka sjellë edhe në Shqipëri për tre shkolla        9-vjeçare të qytetit të Tiranës, pajisje e mjete mësimore gjimnastikore në ndihmë të zhvillimit të lëndës së edukimit fizik. Shkollat e përzgjedhura që përfituan ishin “Misto Mame”, “1 Maj” dhe “Kongresi i Manastirit”. E njëjta praktikë do të përdoret përsëri për disa shkolla të tjera të qytetit të Tiranës.