Aktivitetet Sportive në Shkolla

Aktivitetete kushtuar 6 Prillit, ditës ndërkombëtare të sportit për zhvillim e paqe

Organizata e Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet një rezolute ka vendosur “6 Prillin” si ditën ndërkombëtare, kushtuar Sportit për Zhvillim e Paqe. Kjo datë, e konsideruar si event i ri vjetor në axhendën e saj, do të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik si gjuhë universale dhe mjet për edukimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe ndërtimin e një ambienti paqësor.

Drejtoria e Sportit në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar dhe Drejtorinë e Arsimit të Lartë dhe Komitetin Olimpik Shqiptar, orientuan dhe mbështetën  institucionet arsimore në organizimin e aktiviteteve të ndryshme informuese, artistike e sportive me nxënësit e shkollave dhe studentët, nëpërmjet të cilave të transmetohen qartë mesazhet që kjo ditë mbart.

Aktivitet kushtuar 1 Qershorit

Drejtoria e Sportit në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të qytetit të Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Sportit për të Gjithë, ideoi dhe organizoi aktivitetin festiv e sportiv  “Të rritemi të shëndetshëm”, kushtuar 1 Qershorit festës së fëmijëve, në të cilin u angazhuan mbi 2000 fëmijë nga kopështet dhe shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. Ky aktivitet u organizua në ambientet e Agjencisë së Zhvillimit të Sportit.

Aktivitete kushtuar 70 vjetorit të Çlirimit të vendit

Me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Sportit, iniciuan organizimin e aktiviteteve sportive të cilat u realizuan  nga Federatat Shqiptare të Sportit në bashkëpunim me shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në rang Republike. Federatat e angazhuara në realizim të aktiviteteve ishin Federata e Atletikës, Federata e Judo-s, Federata e Volejbollit dhe Federata e Karatesë. Gjithashtu, MAS në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, sponsorizuar nga Kompania “Coca Cola”,  organizuan Kupwn e parë të Futbollit për shkollat 9-vjeçare. Finalja e këtij aktiviteti u organizua në kuadër të aktiviteteve kushtuar 70-vjetorit.

Qytetet e përfshira në këto aktivitete ishin: Tirana, Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora, Fieri, Durrësi, Lezha, Laçi.