Misioni

Sporti Elitar merret me:

Zbatimin e politikave shtetërore për sportin në  drejtimin, organizativ teknik dhe funksional të të gjitha forumeve shtetërore, qendrore dhe lokale të sportit, legjislacionin që rregullon marrrëdhëniet shtet-institucione sportive, mbron dhe çon përpara arritjet sportive, duke  patur si bazë  përmisimin cilësor të sporteve në vendin tonë.

Cilësinë sportive në nivel lokal dhe kombëtar, në përmbajtjen cilësore të forumeve dhe institucioneve sportive të lidhura me cilësinë, përpunon legjislacionin specifik që synon rritjen cilësore të sporteve.

Menaxhimin e  buxhetit të caktuar vjetor, në funksion të misionit, gjithnjë me qëllim administrimin sa më të mirë dhe sa më transparent të fondeve publike, krijimin e nje mjedisi të shëndetshëm për komunitetin sportive, për ushtrimin e veprimtarive individuale dhe kolektive, të veçanta apo periodike, që të gjitha së bashku të jenë në ndihmë të lartësimit të imazhit të Shqipërisë, integrimit sa më te shpejtë në Europë dhe rritjen e cilësisë së jetesës prej burimeve të aktiviteteve sportive.

Përmirësimin e  kuadrit ligjor në fushën e sportit, duke krijuar kushte për përmirësimin e infrastrukturës, financimin e projekte sportive në mbështetje të sportit cilësor.

Mbështetjen e projekte që lidhen me menaxhimin, dhe modernizimin e infrastrukturës sportive dhe kontrollon efektivitetin e përdorimint të tyre.

Organizimin e  konsultave, debateve e ballafaqime për problemet që përfshihen në misionin e sportit dhe që i vijnë në ndihmë përsosjes së organizimit e funksionimit sportiv në vendin tonë.

Mbështetjen e cilësisë sportive në sportin shqiptar duke krijuar lehtësira financiare për pjesëmarrjen e tyrë kryesisht nëpër aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare duke patur parasysh nivelin e ndikimit pozitiv të atij aktiviteti për rritjen e mëtejshme të cilësisë së tyre sportive, ballafaqimin me nivelet sportive ndrkombëtare si dhe mundësi për të prezantuar nivelin dhe përpjekjet e tyre prej vitesh në sported përkatëse.

Ndjekjen dhe mbikqyrjen e  zbatimit të legjislacionit në fuqi në institucionet sportive që kanë të bëjnë direkt me cilësinë sportive (Federatat sportive); zbatimin e kalendarëve kombëtar sportiv të federative sportive dhe bën evidentinin e vlerave që ato manifestojnë si dhe organizon konsulta dhe debate që kanë të bëjnë me cilësinë sportive dhe mbi bazën e tyre nxit dhe tenton të përgjithsojë mendimet dhe përvojat më të arrira.