Agjencia e Shërbimit të Sporteve

Çfarë është Agjencia e Shërbimit të Sportit si dhe funksionet e saj:

 

1. Agjencia e Shërbimeve të Sportit, është person juridik publik në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

2. Agjencia e Shërbimeve të Sportit, ofron shërbime për federatat shqiptare të sportit, shoqatat dhe klubet sportive që kërkojnë mbështetjen e saj, konform kapacitetit infrastururor dhe financiar. Realizimi i këtyre shërbimeve bëhet sipas akteve nënligjore në fuqi dhe në bazë të marrëveshjeve paraprake ndërmjet palëve.

3. Agjencia e Shërbimeve të Sportit, asiston dhe mbështet me personel të specializuar dhe infrastukturë, Federatat Sportive në Republikën e Shqiperisë për zhvillimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare.

4. Agjencia e Shërbimeve të Sportit, ofron shërbimet e mëposhtme për ekipet kombëtare dhe Federatat Sportive.

  • Akomodimin, kontrollin dhe trajtimin mjekësor për çdo kategori moshash të ekipeve kombëtare;
  • Administrimin dhe menaxhimin e ambienteve dhe terreneve sportive, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
  • Administrimin dhe menaxhimin e bazës materiale sportive, në dispozicion të ekipeve kombëtare;
  • Ofrimin e mjediseve dhe infrastrukturës tjetër të nevojshme, për periudhën e grumbullimit të ekipeve kombëtare sipas kalendarit të përcaktuar me parë.
  • Dhënien me qera të aseteve (zyra dhe mjedise sportive), sipas kuadrit ligjor në fuqi;