Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport

Veprimtarinë kundër dhunës e drejton Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport, një strukturë me karakter këshillimor pranë Ministrit përgjegjës të Sporteve. Përbërja e funksionimi i këtij Komisioni dhe mënyra e shpërblimit të anëtarëve të tij përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

 Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport i rekomandon Ministrit përgjegjës për  Sportin marrjen e masave të parashikuara kundër personave, që përdorin ose nxisin përdorimin e dhunës.

Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport dhe të gjitha organizatat sportive,  në veprimtarinë kundër dhunës në Shqipëri, respektojnë dispozitat e Konventës Europiane Kundër Dhunës në Sport, ku ka aderuar Republika e Shqipërisë.