Komisioni Kombëtar Antidoping dhe Etikës Sportive

Veprimtarinë kundër dopingut në Republikën e Shqipërisë e drejton Komisioni Kombëtar Antidoping, i cili është një strukturë këshillimore e Ministrit pergjegjës të  Sporteve,

Përbërja, funksionimi, të drejtat dhe detyrat e këtij Komisioni përcaktohen me urdhër të Ministrit përgjegjës për Sportin.

Komisioni Kombëtar Antidoping dhe Etikës Sportive  rekomandon  Ministrit përgjegjës për Sportin marrjen e masave të parashikuara ndaj personave, që përdorin ose nxisin përdorimin e dopingut.

Federatat Shqiptare të Sportit pranojnë autoritetin e Komisionit Kombëtar Antidoping dheEtikës Sportive  për kontrollin e sportistëve, anëtarë të tyre dhe dënimin e përdoruesve të dopingut. Ky detyrim përcaktohet në statutin e federatës.

Komisioni Kombëtar Antidoping dhe të gjitha organizatat sportive janë të detyruara të respektojnë antidopingun, të përcaktuar në dispozitat e Konventës Europiane Antidoping të vitit 1989, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.9242, datë 17.6.2004.