Këshilli Kombëtar i Sportit

Këshilli Kombëtar i Sportit është një organ këshillimor, i cili merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave të shtetit për sportin, i cili funksionon pranë Ministrisë përgjegjëse për Sportin

Ministri përgjegjës për Sportin  përcakton anëtarët përbërës të Këshillit Kombëtar të Sportit, si dhe miraton Rregulloren e Organizimit dhe të Funksionimit të këtij organi këshillimor. (Përbërja strukturore dhe shpërblimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Sportit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave)