Specializimet e mjekësisë

Specializimet e mjekësisë

Njoftohen  të gjithë të intersuarit për të aplikuar në programet  e studimeve specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë për vitin akademik 2015 – 2016,  se aplikimet do të kryhen në periudhën 19 tetor 2015 deri më 26 tetor 2015.

 

Në faqen zyrtare të MAS do të gjeni të publikuara:

V.K.M. Nr. 808, datë 3.10.2015 'Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, në fushën e mjekësisë, për vitin akademik 2015-2016' në lidhjen:

Udhëzim Nr. 44, datë 16.10.2015 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e specializimeve afatgjata, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2015-2016" në lidhjen:

Urdhër i përbashkët "Për disa ndryshime në rregulloren e studimeve të specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, miratuar me numër protokolli 6636/1, datë 04.12.2014 dhe me numër protokolli 905/1, datë 0412.2014, e ndryshuar." në lidhjen:

Urdhër Nr. 392, datë 16.10.2015 "Për shpërndarjen e kuotave të transferimit të studimeve, në programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretëtë studimeve, në fushën e mjekësisë, nëvitin akademik 2015-2016", në lidhjen:

 

 

 

Njoftim - Listat përfundimtare të renditjes së specializandëve sipas programit specializues përkatës

 

Urdhër i përbashkët "Për disa ndryshime në rregulloren e studimeve të specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë"

Rregullore e studimeve të specializuara afatgjata, të ciklit të tretë, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Udhëzim Nr. 57, datë 04.12.2014 i Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e specializimeve afatgjata, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2014-2015.”

Shpërndarja e kuotave të specializimeve sipas rretheve

Urdhër Nr. 529, datë 03/12/2014 "Për miratimin e kontratës për ndjekjen e studimeve të specializimit afatgjatë në fushën e mjekësisë pranë Universitetit të Mjekësisë"

Draft Kontrata

Urdhër Nr. 652, datë 02/12/2014 "Për miratimin e modelit të kontratës dhe modalitetet e lidhjes së saj në zbatim të Vendimit Nr. 763, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave, "Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit, në programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, në fushën e mjekësisë, për vitin akademik 2014-2015""

 

 

Njoftim për kandidatët e specializimeve të mjekësisë

 

Në përfundim të takimit të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, të zhvilluar sot në MAS, mbi shqetësimin e ngritur nga aplikantët për specializimet afatgjate në fushën e mjekësisë, u vendos që të pranohet për aplikim  dokumenti i njohjes së gjuhës së huaj, në nivel B2, ose ekuivalenti përkatës për gjuhët e tjera, të parashikuar në rregulloren e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, me test ndërkombëtar ose me certifikatë të lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Kandidatët do të aplikojnë brenda afateve të parashikuara në Udhëzimin përkatës Nr.57, datë 04.12.2014

Specializantët kanë detyrimin e mbrojtjes së gjuhës së huaj deri në përfundimin e specializimit afatgjatë  sipas Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

Ky vendim i është përcjellë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me shkresë zyrtare.