Rrjeti Eurydice

Rrjeti Eurydice është pjesë e programit Erasmus+ dhe është në varësi të Agjencisë Ekzekutive për Arsimin dhe Kulturën të Bashkimit Evropian. Në këtë rrjet marrin pjesë vendet e BE-së si edhe vendet të cilat janë pjesë e procesit të integrimit duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rrjeti Eurydice ka si qëllim kryesor pajisjen e aktorëve përgjegjës me analiza të detajuara dhe informacion për sistemet dhe politikat e arsimit në vendet evropiane, të cilat do të merren në konsideratë më pas gjatë vendimmarrjes për çështje të ndryshme të arsimit. Për të arritur këtë synim, ky rrjet ofron: përshkrime të detajuara dhe përditësuara të sistemeve arsimore të vendeve pjesëmarrëse dhe raporte tematikë krahasues për fusha të veçanta të arsimit.

Përmes pjesëmarrjes në këtë rrjet, Shqipëria përfiton mundësinë për qasje në sistemin e statistikave evropiane, si dhe në raportet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse në këtë rrjet.