Postuar më: 23 Shtator 2014

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (specialist)

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (specialist)

Lloji i diplomës “Shkenca Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”.

 

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut VI, të Vendimit nr. 143, datë 12/03/2014, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

1 (një) Specialist në Sektorin e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit – katgeoria III-b,

kandidati i kualifkuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:

1. Voltisa Koci.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 2 Tetor 2014, ora 15:00 në ambientet e: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.