Postuar më: 17 Gusht 2016

Publikohet Libri i Transparencës

Publikohet Libri i Transparencës

Libri i Transparencës plotëson tërësisht kuadrin e informimit të saktë dhe të plotë të maturantëve/kandidatëve, dukuri që përshkon të gjithë procesin e Maturës Shtetërore dhe të pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Në Librin e Transparencës çdo maturant/kandidat  gjen të gjithë elementet kryesorë përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme:

  1. Mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme sipas VKM nr. 407 dt 01.06.2016
  2. Rezultatin e provimit të Letërsisë D1
  3. Rezultatin e provimit të Matematikës D2
  4. Rezultatin e provimit të Gjuhës së Huaj D3
  5. Rezultatet e provimeve të dy lëndëve me zgjedhje
  6. Preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin e Aplikimit në IAL, për programet e studimit që ofrojnë IAL-të për vitin akademik 2016-2017.

Vëmë në dukje se për maturantët/kandidatët të cilët ndër preferencat e përzgjedhura kanë dhe programe studimi që parashikojnë zhvillimin e konkurseve, pikët për këto programe studimi do të dalin pas publikimit të rezultateve të konkurseve nga ana e IAL-ve.

AKP u përcjell IAL-ve, brenda datës 30 gusht 2016, të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet vjetore të maturantëve/kandidatëve të cilat do tu shërbejnë IAL-ve për përllogaritjen e pikëve, rankimin e maturantëve/kandidatëve dhe shpalljen e fituesve.

Maturantët /kandidatët janë njohur me rezultatet vjetore pranë shkollave ku janë hedhur këto nota në Portalin Maturanti.

Kujdes: Kjo është mundësia e fundit e konkurrentëve për saktësimin e të dhënave të tyre. Çdo konkurrent që ka plotësuar Formularin e Aplikimit në IAL është përgjegjës për të dhënat e tij, si edhe respektimin e afateve për përcjelljen e pasaktësive nëse ka të tilla.

Agjencia Kombëtare e Provimeve

http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/shkolla/matura-shteterore