Postuar më: 13 Nëntor 2015

Njoftim - Intervistat

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton kandidatët me statusin e ish - të dënuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve tё ciklit tё dytë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2015 – 2016, të paraqiten në MAS (tek mjediset e reja, tek Pallati i Shallvareve), ditën e hënë, datë 16.11.2015, ora 14:00, për të zhvilluar intervistën në zbatim të Udhëzimit nr. 49, datë 02.11.2015 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe të regjistrimit për kandidatët me statusin e ish - të dënuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe ro mët dhe ballkano-egjiptianët, për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2015 – 2016”.