Postuar më: 09 Shtator 2017

Njoftim i rëndësishëm mbi fazën e fundit të raundit të parë për aplikimet në IAL publike dhe jo publike

Të dashur maturantë!

Gjatë 48 orëshit të Fazës së fundit të regjistrimeve në Raundin e 1-rë (e diel 10 shtator dhe e hënë 11 shtator) maturantët në pritje të një programi studimi, në rast se u lirohet një vend fitues, do të sinjalizohen tashmë direkt nga ngjyra jeshile dhe jo e verdhë për shkak se kjo është faza përfundimtare.

Ky sinjalizim do të thotë që maturanti mund të paraqitet menjëherë pranë sekretarisë për tu regjistruar deri në mbyllje të fazës. Maturantët duhet të jenë të vemendshëm tek “këndi i maturantit“ në portalin UAlbania pasi mund t'ju lirohet vendi fitues edhe në çastet e fundit të ditës së hënë.

Suksese!