Postuar më: 06 Shkurt 2017

FTESË PËR APLIKIM ME PROJEKTE

ACES(Academy of Central European Schools) përfaqëson sot një nga rrjetet më të mëdha të bashkëpunimit ndërkombëtar të shkollave të nivelit parauniversitar në Evropën qendrore, që mbështetet nga Ministritë e Arsimit të 15 vendeve pjesëmarrëse. Veprimtaria e ACES koordinohet nga Interkulturelles Zentrum (Austri)  në bashkëpunim me Nadacia Slovenskej sporitel`ne.

Objektivat edukativ të ACES 2017 janë  nxitja e kompetencave civike, të menduarit kritik dhe të afëtsive të ndërveprimit social në shkollë dhe komunitet.

Tema e promovuar këtë vit nga ACES 2017 është;

                                 Every person matters. Together for social inclusion

Për informacion të mëtejshëm lidhur me pjesëmarrjen në këtë projekt, rregullat e konkurrimit dhe pranimit konsultoni faqen e internetit www.aces.or.at;

Afati i aplikimit është deri më datë 28 shkurt 2017.

Broshura ACES