Postuar më: 31 Dhjetor 2014

Fituesit nga trojet për ciklin e II-të studimeve

Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall fituesit e kandidatëve shqiptarë jashtë kufijve të vendit, që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve në programet e studimeve tё ciklit tё dytё me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve tё bukura”, për vitin akademik 2014-2015.  

Kandidatët fitues të regjistrohen pranë sekretarive mësimore përkatëse brënda datës 12 janar 2015.

Në link-un e mëposhtëm gjeni listën e fituesve

Lista e fituesëve

 

Kandidatët shqiptarë nga trojet (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë) përfitojnë nga kuotat e përcaktuara për këta kandidatë për vijimin e studimeve në IAL-të publike, në zbatim të sipas VKM nr. 668, datë 15.08.2014  "Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë pёr programet e studimeve tё ciklit tё dytё me kohё tё plotё “Master Profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve tё bukura”, për vitin akademik 2014-2015”, i ndryshuar.