Postuar më: 20 Prill 2017

Takimi vjetor i Bordit të Organizatës Rajonale Anti-Doping të Evropës Lindore (EERADO)

Më datë 19-20 prill 2017 u organizua Takimi vjetor i Bordit të Organizatës Rajonale Anti-Doping të Evropës Lindore (EERADO) dhe seminari trajnues i sistemit ADAMS te WADA-s.

Në këtë aktivitet morwn pjesë anëtarë të bordit drejtues dhe  përfaqësues të shteteve anëtarë të EERADO–s (Shqipëri, Armeni, Bosnje –Hercegovina, Mali  i Zi, Maqedoni, Gjeorgji, Moldavi).

Ky takim u organizua nga EERADO në bashkëpunim me WADA, Komisionin Kombëtar Antidoping dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Seminari trajnues mbi Sistemin e menaxhimit dhe administrimit antidoping u zhvillua në kuadër të kërkesave të ËADA-s për arritjen e standarteve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore në zbatim të Konventës Ndërkombëtare Antidoping dhe Kodit Antidoping të WADA-s 2015.

Në Takimin vjetor të EERADO-s u trajtuan raportet e punës së EERADO-s dhe secilit vend anëtarë, si dhe  projektet bashkëpunuese me WADA, Solidaritetin Olimpik dhe UNESCO në fushën e programeve antidoping.

Në fund të takimit u zhvilluan dhe zgjedhjet për kryetar të EERADOs.