Postuar më: 27 Maj 2016

Studimi i parë kombëtar i treguesve dhe indekseve antropometrikë 6 – 18 vjeç në Shqipëri

Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi ditën e sotme konferencën me titull “Studimi i parë kombëtar i treguesve dhe indekseve antropometrikë 6 – 18 vjeç në Shqipëri”,  në ambientet e Hotel International Tirana.

Ministria e Arsimit dhe Sportit inicioi një testim mbarëshkollor të BMI-së, që përfaqëson një studim të vlefshëm dhe që bëhet për herë të parë në Shqipëri. Ky studim nxjerr në pah arritjen e një gjendje të shkëlqyer të përbërjes trupore, për gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, z.Rauf Dimraj, tha se Ministria e Arsimit dhe Sportit, në zbatim të Strategjisë së Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, synon përmirësimin e mirëqenies shëndetësore të nxënësve dhe fokusohet jo në organizimin e aspektit kurues, por në atë parandalues e promovues të shëndetit të çdo individi.

“Studimi ndërgjegjëson, për të qenë më kureshtarë, më të motivuar, më të angazhuar, më krijues, e të ndjejnë praninë, bukurinë trupore e një mirëqenie cilësore gjatë jetës së tyre. Gjithashtu, studimi prezanton dinamikën historike të tregueseve të përbërjes trupore për nxënësit e Shqipërisë në moshën 6-18 vjeç.” tha Dimraj.

Gjatë këtij aktiviteti u prezantua edhe botimi i ”Studimit të treguesve dhe indekseve antropometrikë 6-18 vjeç”. 

Studimi i Treguesve dhe Indekseve Antropometrikë me nxënësit e moshës 6 - 18 vjeç

Studimi i BMI Shqip

Studimi i BMI Anglisht