Postuar më: 22 Prill 2017

Së bashku për shkollën që duam

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla, nē aktivitetin e zhvilluar me mēsuesit nē Pallatin e Kongreseve “Së bashku për shkollën që duam” i falenderoi ata pēr mbēshtetjen e dhēnē dhe për punën e tyre të palodhur. Ministrja Nikolla theksoi se puna  e Ministrisē sē Arsimit dhe Sportit matet nga gjykimi i mësuesve, nxënësve dhe prindërve.

 

Ne kemi ndërrmarë një reformë sistemike në arsim. Asgjë nuk do të ishte e mundur pa pasionin dhe punën që ju keni bërë në çdo shkollë, në qytet apo fshat. Kurrikula e re që i jep fund të mësuarit riprodhues dhe e harmonizuar për çdo fëmijë nga 3-18 vjeç është e bazuar në kornizën europiane. Tekstet e reja përmbyllën xhunglën korruptive të teksteve difektoze dhe sollën lehtësimin e nxënësve nga mbingarkesa. Reforma e gjimnazit gjithashtu përmbyll epokën e gjimnazit më të mbingarkuar në Europë. Punën e masim me rezultate, si dhe me gjykimin e mësuesve, prindërve e nxënësve. Partnerët po ashtu japin vlerësime pozitive për reformën tonë. Ndjehuni krenarë dhe bëhuni zëri i së vërtetës pēr gjithçka keni bërë të mundur në çdo shkollë e për çdo nxënës. Kemi bërë shumë së bashku, por kemi ende shumë për të bërë “

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla, nē fjalēn e saj theksoi se nē kēto vite u mundēsua largimi i politikēs nga shkolla dhe se njē vend pune tashmē mund tē arrihet vetēm pērmes meritēs dhe transparencēs. E tillē ka qēnē eksperienca e 3500 mēsuesve tē punēsuar nga portali “Mēsues pēr Shqipērinē”, tē cilēve sipas ministres Nikolla nuk u ēshtē dashur tē tregojnē teserën e partisē:

 

“Kemi sot 3500 mësues tē punësuar përmes portalit “Mësues për Shqipërinë. Ky është sistemi ynë transparent që ka në bazë meritën dhe jo teserën apo xhepin.
Sot nuk ka më diploma të blera pēr mēsues, por nuk ka më as kredite fiktive kualifikimi.
I kthyem dinjitetin maturës duke i hequr të drejtën ministrit të vendosë sipas qejfit kufirin e kalimit”.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla, theksoi se pavarësisht akuzave sistemi i pranimeve në universitet ka rezultuar i suksesshëm dhe është në sinkron me ato që përdor Europa.
 
“Sistemi jonë i pranimeve është ai që përdor bota dhe Europa. Më lejoni t’iu përgëzoj me atë që keni bërë për informimin e çdo maturanti. Me komunikimin që kam pasur me maturantët kam kuptuar që ju keni bërë një punë të lëvdueshme. Të jemi të gjithē bashkë e të mos lëmë asnjë shteg keqinformimi dhe përdorimi të maturantëve. Ne duhet të jemi aty që të informojmë çdo maturant që të mos lejojmë qē ata të keqinformohen”.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, gjatē fjalēs sē saj renditi disa arritjet e reformēs nē arsim nē kēto vite si: mbyllja e 22 universiteteve tē cilat prodhonin diploma pa vlerē. Kjo sipas ministres Nikolla mund tē konsiderohet si hap i parē drejt dekriminalizimit. Gjithashtu, njē tjetēr arritje nē sistemin arsimor konsiderohet edhe heqja e 4 mijë mësuesve tē cilēt ishin jashtē profilit dhe pa arsimin pērkatēs, duke rritur kēshtu nivelin e mēsimdhēnies.

 

Ministrja Nikolla foli edhe pēr reformēn e altertekstit, e cila deri në vitin 2012, rezultoi me 1,130 tekste në përdorim, në pjesën më të madhe të tyre me deformime dhe probleme të rënda shkencore, konceptuale dhe gjuhësore. Në këtë kuadër, theksoi ministrja Nikolla, me synim përmirësimin dhe garantimin e cilësisë së teksteve për nxënësit shqiptar në sistemin e arsimit parauniversitar, u ndērmor një proçes i gjatë reformator ku në proçesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes u ftuan mësuesit nga i gjithë vendi. Kjo proçedurë, rezultoi në heqjen e 600 titujve të tjera nga katalogu ekzistues.