Postuar më: 15 Shtator 2017

Ministrja Lindita Nikolla merr zyrtarisht detyrën

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla pas ceremonisë së betimit të ministrave të kabinetit të ri qeveritar, në Presidencë, mori zyrtarisht detyrën.

Ditën e djeshme, Ministrja Nikolla u prit me entuziazëm nga stafi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Znj. Nikolla rikthehet në detyrën e saj si ministre e këtij institucioni pasi e drejtoi atë për katër vite me radhë, që prej vitit 2013-të. Në këtë mandat të dytë qeverisës, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ju shtua edhe një fushë tjetër përgjegjësie, ajo e Rinisë.