Postuar më: 29 Mars 2017

Ministrja e Arsimit dhe Sportit takime informuese me maturantët

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla zhvilloi takim me 1600 maturantë të qarkut të Fierit për t’i informuar ata në lidhje me Maturën Shtetërore të këtij viti dhe mënyrën e aplikimit nga ana e tyre për të ndjekur studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Takimi i Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla, me maturantët e Fierit vjen në kuadër të takimeve të zhvilluara me rreth 14 mijë maturantë në të gjithë vendin.

Në fjalën e saj me maturantët Ministrja e Arsimit dhe Sportit theksoi se sistemi i aplikimeve në universitet është i duhuri, i cili aplikohet në të gjitha vëndet europiane, nëpërmjet së cilit çdo maturant rezulton fitues në bazë të meritës dhe transparenës.

Gjithashtu Ministrja e Arsimit dhe Sportit, , znj.Lindita Nikolla, theksoi se në proçesin e Maturës Shtetërore maturantët duhet të shohin me kujdes kriteret e vendosura nga Universitetet të publikuara në Portalin e Maturantit, U-Albania.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit vuri theksin tek fakti se maturantët në të gjithë vendin duhet të nisin llogaritjet e tyre për çdo program studimi që ata vetë preferojnë duke mos lejuar askënd të bëjë politikë me zgjedhjen e tyre.

“Zgjidhni ju programet e studimit. Mos lejoni politikën t'ju konfuzojë. Shansi juaj vetëm merita. Bëjeni fituese!”

Ministrja Nikolla theksoi për maturantët se Ligji i ri për Arsimin e Lartë vetëm lehtëson rrugën për të hyrë në universitet si dhe hodhi poshtë deklaratat për rritjen e tarifave të universiteteve, të cilat që prej vitit 2014 nuk janë rritur.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla, iu përgjigj të gjitha pyetjeve qënxënësit kishin për Maturën Shtetërore dhe aplikimin nëuniversitet.

Krahas takimeve të ministres Nikolla në të gjitha shkollat e vendit drejtoritë arsimore po zhvillojnë takime informuese me maturantët.