Postuar më: 10 Shkurt 2017

Ministrja e Arsimit dhe Sportit merr pjesë në analizën vjetore të arsimit në Gjirokastër

Në kuadër të analizës vjetore në qytetin e Gjirokastrës ministrja e Arsimit dhe e Sportit, znj.Lindita Nikolla, bashkëbisedoi me nxënës dhe mësues të shkollave të qarkut të cilët shprehën mirënjohjen për reformat  e ndërmarra nga MAS në këto vite që sipas tyre kanë bërë të mundur që mësuesit të japin idetë e tyre për hartimin e kurrikulave për minoritetet. Kurrikula e re për sistemin 9-vjeçar u parapri nga trajnimi i stafit pedagogjik ku gjatë tre viteve të fundit në Gjirokastër janë trajnuar për implementimin e kurrikulës me bazë kompetencën 597 mësues.

Mësuesit vlerësuan që falë këtyre refomarve viti 2014 shënoi një kthesë të rëndësishme përsa i përket teksteve për minoritetet të cilat u janë shpërndarë nxënësve ditën e parë të shkollës:

Ministrja e Arsimit dhe Sportit theksoi se reformat e premtuara në këto vite kanë gjetur zbatim në të gjitha shkollat e vendit duke dhënë kështu rezultate pozitive në mësimdhënie por sic theksoi znj.Nikolla MAS nuk do ndalet në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të tyre. Edhe njëhërë ministrja nënvizoi fokusin e veçantë të ministrisë për figurën e mësuesit.

Premtimin e dhënë publikisht për të plotësuar dëshirën e vogëlushit me sindromën down Dhimitër Rapi për mësimin e violinës ministrja Nikolla e plotësoi duke siguruar mësuesen profesioniste Elin.

Prej disa javësh tashmë universitetet në të gjithë vendin kanë shpallur kriteret e pranimit dhe për të sqaruar nga afër cdo paqartësi të maturantëve ministrja e arsimit zhvilloi një takim me maturantët e Gjirokastrës duke theksuar se ligji i arsimit të lartë ka sjellë një tjetër epokë në IAL-të e vendit.

Një fakt i tillë u pohua edhe nga rektori i Universitetetit të Gjokastrës i cili theksoi se ligji i ri i arsimit të lartë ka rritur dukshëm cilësinë e studentëve në universitet:

Ministrja Nikolla gjatë analizës vjetore të arsimit evidentoi arritjet e qarkut Gjirokastër ku në sajë të refomave të marra në këto vite  1120 fëmijë përfitojnë tekste falas si dhe  përfitojnë nga transporti falas 985 nxënës dhe  329 mësues si dhe 19 shkolla funksionojnë si Shkolla Qender Komunitare.Në vitin 2013 në këtë Qark kishte 34 mësues pa arësimin përkatës dhe 101 mësues jashtë profilit dhe 74 mësues tepër në sistem. Në këtë qark falë portalit “Mësues për Shqipërinë”. janë punësuar 163 mësues gjithsej, 46 prej të cilëve në pozicione të përhershme pune dhe 117 me kontrata pune me afat të përcaktuar.