Njohja e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë

Instruksionet:

 

Aplikanti dërgon me rruge postare dosje e tij të aplikimit.

  • Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

 

a) Formatin e aplikimit të plotësuar (Shkarkojeni këtu);
b) diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit; 
c) listën e notave ose suplementin e diplomës;
d) dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit
për shtetasit shqiptarë dhe të huaj;
e) Mandatpagesën - (Shkarkoni këtu të dhënat për mandatpagesën)

 

  • Pas mbërritjes së aplikimit në MAS dhe protokollimit, dosja depozitohet pranë sektorit përkatës.
  • Nëse vëren se dosja është e paplotë Sektori merr kontakt me aplikantin.
  • Në rast se diploma universitare nuk mban vulën apostille, sektori vijon me verifikimin e autenticitetit, me informacion shtesë duke marrë kontakt me institucionin e arsimit të lartë që ka lëshuar diplomën. Kur është e nevojshme për të verifikuar statusin e IAL, sektori merr kontakt me zyrën përkatëse të Rrjetit Enic-Naric.
  • Pas marrjes së informacionit të nevojshëm sektori e kalon dosjen për shqyrtim dhe vendim pranë Komisionit të Njohjes së Diplomave.
  • Pas firmosjes së procesverbalit të njohjes nga Komisioni dhe firmosjes së vërtetimit të njohjes dhe njësimit nga Kryetari i Komisionit dhe Sekretari i Përgjithshëm në MAS, emri i aplikantit publikohet në faqen zyrtare të MAS.
  • Pas publikimit të emrit në faqen e MAS aplikanti duhet të paraqitet në MAS për tërheqjen e vërtetimit.