Njehësimi i diplomave të shkollës së mesme, për punësim ose vazhdim studimesh në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri

Instruksionet:

Aplikanti dorëzon dosjen e tij të aplikimit pranë MAS.

  • Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

                  a) Formulari i aplikimit për njëvlershmëri.

b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.       

c) Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar).

d) Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).

e) Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. (vërtetim për panelines - Greqia, certifikatë – Italia, vërtetim pikët e arritura - Kosova etj.). Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.

f) Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga Universiteti i Tiranës.

g) Kopje të noterizuar të lejes së qëndrimit (për të huajt).

  • Pas protokollimit, dosja depozitohet pranë sektorit.
  • Sektori merr kontakt me aplikantin kur vëren se dosja është e paplotë.
  • Me marrjen e informacionit të nevojshëm sektori e kalon dosjen për shqyrtim.
  • Një komision i posaçëm, i ngritur me urdhër të Ministrit, kryen procedurat e njëvlershmërisë se diplomave te arsimit te mesëm të lartë të nxënësve të ardhur nga jashtë vendit.

Aplikanti nuk paguan asnjë lloj tarife.

 

Formulari i aplikimit për njëvlershmëri për punësim

Formulari i aplikimit për njëvlershmëri për studime

 

UDHËZIM NR. 14 DATË 10.05.2017 PËR NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN NR. 44 DATË 21.08.2013 “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE TË NJËVLERSHMËRISË SË DËFTESAVE DHE DIPLOMAVE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR TË ARDHUR NGA JASHTË VENDIT” 

Udhëzimi i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës