Mbështetje financiare të studentëve dhe shkencëtarëve të rinj të shkëlqyer (Fondi i Ekselencës)

Aplikanti depoziton dosjen e aplikimit pas shpalljes nga MAS, të hapjes së aplikimeve për vitin akademik pasardhës.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:

Dokumentet që duhet të paraqesë kandidati për studime të doktoratës janë:

1. Kërkesa e kandidatit;

2. Çertifikata personale dhe çertifikata familjare;

3. Kopja e pasaportës ose letër njoftimit;

4. Vërtetimi i qendrës së banimit;

5. Vërtetimi i qendrës së punës, kur është në marrëdhënie pune;

6. CV-ja e  hollësishme në formë tabelare e kandidatit, e shoqëruar me dokumentacionin që vërteton karrierën profesionale të dhënë në CV;

7. Deklarata për të ardhurat personale dhe familjare, të shoqëruara me vërtetimet përkatëse nga punëdhënësi/it kur është/janë të punësuar, si dhe çdo dokument tjetër zyrtar;

8. Diplomat e noterizuara të studimeve universitare të ciklit të parë dhe të dytë së bashku me aneksin e notave;

9. Letra e pranimit nga departamenti përkatës i Institucionit të Arsimit të Lartë pritës ku të përcaktohet/en supervisori/et  nëse procesi i regjistrimit realizohet pas një periudhe të caktuar kohore, si edhe në rastet e studimeve të plota;

10. Deklarata e udhëheqësit ose bashkudhëheqësit shkencor të Institucionit të Arsimit të Lartë të huaj për pranimin e kandidatit si dhe llojet dhe masat e shpenzimeve që merr përsipër universiteti partner; Deklarata e bashkudhëheqësit të një Institucioni të Arsimit të Lartë të vendit që ka të drejtën të zhvillojë studime të doktoratës, që ka pranuar të bashkudhëheqë kandidatin;

11. CV-ja dhe lista e botimeve e udhëheqësit ose bashkëudhëheqësit shkencor të Institucionit të huaj të Arsimit të Lartë; 

12. Një parashikim i kostos së studimeve, të detajuar sipas zërave kryesore, si: shpenzime jetese, udhëtimi, tarifa e shkollës, etj;

13. Deklarata personale që nuk përfiton ndonjë bursë apo financim tjetër nga shteti shqiptar;

14. Në rast bashkëfinancimi ndërmjet MAS dhe organizatave, fondacioneve dhe institucioneve vendase ose te huaja të paraqitet kopja e noterizuar e dokumentacionit që vërteton marrjen nga kandidati të bursës nga organizatat, fondacionet dhe institucionet vendase ose te huaja (përjashtuar ato shtetërore).

15. Projekt-ideja e temës së doktoratës, në të cilën të paraqitet qartësisht objekti kryesor i studimit, metodologjia (në varësi të llojit të disiplinës), literatura kryesore që është përdorur;

16. Deklarata para noterit, më anë të së cilës kandidati pranon të punojë, për së paku 3 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve të doktoratës;

 

Dokumente që duhet të paraqesë kandidati për ciklin e parë/dytë janë:

1. Kërkesa e kandidatit;

2. Çertifikata e lindjes dhe çertifikata familjare;

3. Kopja e pasaportës ose e letër njoftimit;

4. Vërtetimi i qendrës së banimit;

5. CV-ja e hollësishme, e shoqëruar me dokumentacionin që vërteton të dhënat në CV;

6. Deklarata për të ardhurat personale dhe familjare, të shoqëruara me vërtetimet përkatëse nga punëdhënësi;

7. Dëftesa e pjekurisë/diploma e maturës e noterizuar/diploma e studimeve universitare;

8. Letër pranimi nga universiteti/institucioni i huaj që rezulton në listën e 15 universiteteve më të mira të botës, sipas renditjes së përcaktuar nga Times Higher Education “Renditja  Botërore e Universiteteve”;

9. Një parashikim të detajuar të kostos së studimeve, lëshuar nga universiteti pritës ku do të jepet dhe masa e bursës/mbështetjes financiare që i jepet kandidatit;

10. Deklarata personale që nuk përfiton ndonjë bursë apo financim tjetër nga shteti shqiptar;

11. Në rast bashkëfinancimi ndërmjet MAS dhe organizatave, fondacioneve dhe institucioneve vendase ose te huaja, të paraqitet kopja e noterizuar e dokumentacionit që vërteton marrjen nga kandidati të bursës nga organizatat, fondacionet dhe institucionet vendase ose të huaja (përjashtuar ato shtetërore);

12. Deklarata para noterit me anë të së cilës kandidati pranon të punojë, për së paku 3 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve;

13. Tri rekomandime për cilësitë e kandidatit.

 

Hapat e procedurës:

1- Depozitimi i dosjes së aplikimit;

2- Inventarizimi i dosjes dhe njoftim i aplikantit për plotësim dokumentacioni;

3- Shqyrtimi i dokumentacionit nga Komisioni Përzgjedhës i ngritur me urdhër të ministrit;

4- Intervistimi i aplikantëve të cilët janë kualifikuar pas shqyrtimit të dokumentacionit;

5- Nxjerrja e urdhrit të ministrit për shpalljen dhe pagesën e kandidatëve fitues;

6- Nënshkrimi I akt-marrëveshjes me kandidatët fitues;

7- Kalimi i akt-marrëveshjeve sektorit të financës për ekzekutim;

Fondi i Ekselencës, i financuar nga Buxheti i Shtetit, është në masën deri në 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë lekë) në vit.

 

Fondi.Ekselenca@arsimi.gov.al

VKM 483, datë 16.07.2014

Udhëzim Nr. 16, datë 01.08.2014