Hapja e programeve të reja të studimeve të Doktoraturës në Institucionet e Arsimit të Lartë

Çdo universitet ka të drejtë të aplikojë për hapjen e programeve të doktoratës.

Në rast se një institucion i arsimit të lartë nuk ka statusin e universitetit, së bashku me hapjen e programeve të doktoratës, në të njëjtën kohë aplikon edhe për përfitimin e këtij statusi.

Për institucionet privatë e të arsimit të lartë, krahas dokumentacionit lidhur me programet e doktoratës kërkohet dokumentacioni për përmbushjen e standardeve të përcaktuara, i cili shqyrtohet në MAS dhe në APAAL.

Dokumentacioni:

Dokumentacioni mbi programet e studimit që do të ofrohen.  Ky përbëhet nga:

  • Kapacitetet kërkimore shkencore, akademike dhe administrative në funksion të veprimtarive teorike e kërkimore.
  • Administrimin dhe mjetet për financimin e programit të studimeve të doktoratës.
  • Baza didaktike dhe mbështetja teknike si infrastrukturë e nevojshme laboratorike, informatike, bibliotekare, administrative, etj në funksion të ecurisë normale të studimeve të doktoratës.

Procedura:

  • Programet sipas pikës 1, të nenit 42, të Ligjit Nr.9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vijnë zyrtarisht në MAS, dhe pas një shqyrtimi fillestar të dokumentacionit procedural, sipas: nenit 14 pika e,  nenit 18 pika 1, nenit 25 dhe nenit 26, nenit 27, të këtij ligji,  si dhe Udhëzimit nr.15, Datë 04.04.2008 “Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë”, i kalon për vlerësim përmbajtësor Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) dhe Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë (KA).
  • Mbas ardhjes, përsëri në MAS, së Vendimit të KA, hartohet draft-urdhri i Ministrit të MAS, nga sektori përgjegjës i arsimit të lartë, i cili ndjek procedurën për firmë tek sektorët apo drejtoritë përkatëse, sipas Urdhrit nr. 6, datë 10.01.2011, “Për miratimin e rregullores së brendshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”. 
  • Pas firmosjes së urdhrit të Ministrit, sektori përgjegjës kujdeset që urdhri i ministrit  t'i dërgohet Institucionit të Arsimit të Lartë Publik (IALP) përkatës, si dhe Sektorit Juridik MAS i cili kujdeset për publikimin në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

 

Ligji nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Udhëzimi nr. 15, datë 28.02.2011 dhe Urdhri nr. 136, datë 21.03.11