Plarent Ndreca

Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Plarent Ndreca

Kontakt 

E-mail: plarent.ndreca@arsimi.gov.al

Tel: +355 4 2226307

 

Z. Plarent Ndreca lindi në Rrëshen, Mirditë më 27 Maj 1978. Ai është i martuar dhe ka një djalë, Amantin.

Në vitin 2010 ka kryer studimet Master pranë Universitetit Evropian të Tiranës në degën E Drejtë Publike dhe kursin pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare. Në vitin 2000 përfundon me sukses studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe ka një karrierë te shkëlqyer ne fushën e jurisprudencës.

Karrierën e tij Z. Ndreca e nisi si Asistent Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë për të kaluar shumë shpejt si avokat i kësaj dhome. Në periudhën 2002-2004 Z. Ndreca ka ushtruar detyrën e Juristit në Degën Juridike dhe të Kontrollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Elektrike, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës. Gjatë viteve 2004-2007 ai punon si Oficer I Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2007 ai në bashkëpunim me kolegët e tij krijojnë studion e suksesshme ligjore “T&N” në të cilën ai ishte partner menaxhues.

Z. Ndreca gjithashtu ka kryer një sërë trajnimesh ku vlen të përmendet : “Trajnim i avokatëve shqiptarë mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut” organizuar nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ambasadën Britanikë në Shqipëri dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Maj 2008 si dhe “Impakti i vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Reformimin e kuadrit ligjor dhe praktikës gjyqësore shqiptare”, e organizuar nga Fondacioni Soros në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Dhjetor 2011, ne Bari të Italisë.

Z. Ndreca ka spikatur si avokat në mbrojtjen me sukses të disa çështjeve të rëndësishme me ndjeshmëri të lartë publike

Z. Ndreca njeh gjuhën Angleze dhe atë Italiane.