Njehsimi i Diplomave të Huaja

 

 

 

        Linku i aplikimit online

         Formulari i aplikimit në gjuhën shqipe

         Formulari i aplikimit në gjuhën angleze

 

  • Për më shumë informacion kontaktoni në adresat lajda.bana@arsimi.gov.al dhe gerta.hasanaj@arsimi.gov.al

 

 

Njohja e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë

Përshkrimi:
Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njësimin e certifikatave dhe diplomave të huaja që i përkasin niveleve nga 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë. Në kualifikimet e niveleve 5 – 8 të Kornizës së Shqiptare të Kualifikimeve përfshihen Diploma Profesionale, Bachelor, Master dhe Doktoratë. 

Dokumentacioni i nevojshëm:
1.    Aplikimi mund të kryhet online ose vetëm në formë shkresore. Në të dy rastet aplikanti duhet të dorëzojë në rrugë postare në MAS dokumentacionin e mëposhtëm, për njësimin e certifikatave dhe diplomave universitare të nivelit 5 deri në nivelin 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK) dhe Kornizës Europiane të Kualifikimeve (KEK) (me përjashtim të diplomave të doktoratës), i cili duhet të përmbajë:
a)    Formularin e aplikimit të plotësuar individualisht, i cili shkarkohet nga faqja zyrtare e MAS (në rast se aplikohet vetëm në formë shkresore), ose atë të printuar pas aplikimit online (në rast se aplikohet online);
b)    Diplomën  ose certifikatën që vërteton përfundimin e studimeve (në rastet kur ky përbën dokumentin zyrtar përkatës në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën); 
c)    Listën e notave dhe/ose suplementin e diplomës;
d)    Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
e)    Mandat-pagesën hard-copy (në rastet kur aplikimi kryhet vetëm në rrugë shkresore).


2.    Aplikimi për njohjen dhe njësimin e gradës shkencore “Doktor”, duhet të përmbajë dokumentacionin si më poshtë:

a)    Formularin e aplikimit të plotësuar individualisht, i cili shkarkohet nga faqja zyrtare e MAS (në rast se aplikohet vetëm në formë shkresore) ose i printuar pas aplikimit on-line (në rast se aplikohet online);
b)    Kopje të diplomës dhe suplementit të saj (nëse ka të tillë) të lëshuar nga institucioni përkatës i arsimit të lartë, që dëshmon fitimin e gradës shkencore “Doktor”, si dhe kopje të noterizuara të diplomave për studimet pararendëse universitare;
c)    Disertacionin e doktoratës, në format hard-copy (të lidhur dhe firmosur nga aplikanti dhe udhëheqësi shkencor. Në mungesë të firmosjes nga udhëheqësi, të siglohet nga sekretaria mësimore e institucionit të arsimit të lartë dhe të  vuloset) dhe elektronik (në CD në format ëord);
d)    Përmbledhje në gjuhën shqipe të disertacionit në format hard-copy (të firmosur nga aplikanti) dhe elektronik (në CD në format ëord), 5-10 faqe;
e)    Vërtetimin e lëshuar nga Biblioteka Kombëtare në Tiranë, të depozitimit të kopjes së disertacionit;
f)    Curriculum Vitae të firmosur nga aplikanti;
g)    Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;
h)    Mandatpagesën hard-copy (në rastet kur aplikimi kryhet vetëm në rrugë shkresore).

Hapat e procedurës:
Në rastin e aplikimit online, aplikanti plotëson online aplikimin, si dhe dërgon në rrugë postare dokumentacionin përkatës (hard-copy) në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Në rastin e aplikimit vetëm në rrugë shkresore, aplikanti përcjell dokumentacionin në rrugë postare në MAS.
Dokumentacioni i dërguar me postë depozitohet në Sektorin e Protokollit në MAS, ku merr dhe numrin e regjistrit përkatës.
Në rastet kur aplikimi kryhet vetëm hard-copy, Sektori i Protokollit regjistron dhe hedh të dhënat në sistemin online. Në përfundim të procedurës Sektori i protokollit i dërgon me e-mail aplikantit username dhe passëordin e tij, të krijuar gjatë procesit të hedhjes së të dhënave. Aplikanti bën ndryshimin e passëordit online.

Në rastet e aplikimit online kandidati njoftohet automatikisht me e-mail për plotësimin e aplikimit.
•    Verifikimi i dokumenteve:

1.    Sektori i Njohjes së Diplomave, kryen verifikimin e autenticitetit të diplomës apo certifikatës në rastet kur këto dokumente nuk janë të pajisur me Vulë Apostille/Legalizim, apo nuk janë të legalizuara në vendin e origjinës sipas përcaktimeve në këtë udhëzim, si dhe në rastet e dokumentacionit të lëshuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë rast Sektori kontakton me e-mail ose në rrugë postare me institucionin që ka lëshuar diplomën apo certifikatën përkatëse. Sektori mund të kërkojë dhe informacion të mëtejshëm që e konsideron të nevojshëm për vlerësimin objektiv për njohjen dhe njësimin e diplomës apo certifikatës.

2.    Sektori kërkon informacion pranë qendrave të rrjetit evropian të informimit dhe njohjes së diplomave (ENIC – NARIC), mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë, vlefshmërinë e diplomave apo certifikatave, nivelin e tyre sipas kornizës kombëtare apo europiane të kualifikimeve, si dhe informacion tjetër shtesë në funksion të njësimit të diplomës. 

3.    Materialet shkresore ose të printuara për të gjitha verifikimet e kryera, depozitohen në dosjen e aplikantit. Për verifikimet e kryera online ose me pin code të aplikantit, dokumentacioni i printuar firmoset nga nëpunësi që kryen verifikimet dhe depozitohet në dosjen e aplikantit.

•    Procedurat për marrjen e vendimit të njohjes dhe njësimit:

1.    Për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave të lëshuara në përfundim të programeve të studimit që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, përveç gradës shkencore “Doktor”, ngrihet Komisioni i Njohjes së Diplomave, në përbërje të të cilit janë nëpunës të Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Shkencës në MAS dhe drejtohet nga drejtori i kësaj drejtorie. 

2.    Komisioni i Njohjes së Diplomave vlerëson, njeh dhe njëson, në bazë të Kornizës Europiane të Kualifikimeve, të Kornizës së Kualifikimeve të vendit të origjinës dhe të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, sipas parimeve dhe standardeve ndërkombëtare të njohjes së kualifikimeve, përcaktuar në dokumentet, marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat përfshihet vendi ynë, duke respektuar dhe parashikimet e kuadrit ligjor shqiptar në fuqi. 

3.    Komisioni i Njohjes së Diplomave merr vendimin për njohje dhe njësim ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen Sektorit, për plotësime të nevojshme në dokumentacion, sipas udhëzimit përkatës. Sektori në bazë të vendimit të Komisionit  përgatit vërtetimin e njohjes dhe njësimit, për çdo aplikant. Në rastet e mosnjohjes së diplomës apo certifikatës, Sektori përgatit përgjigjen përkatëse për aplikantin.

4.    Për njohjen e gradave shkencore ngrihen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsim, komisione ad hoc sipas fushave përkatëse me pedagogë ekspertë të fushës të kategorisë “Profesor”, i cili mblidhet në varësi të numrit të aplikimeve dhe shqyrton dosjet përkatëse. Kryetar i komisionit është ministri i Arsimit dhe Sportit. Komisioni përkatës nuk mund të mblidhet më vonë se 15 ditë kalendarike pas njoftimit për shqyrtimin e një aplikimi. Në përfundim të procedurave të shqyrtimit komisioni firmos procesverbalin dhe ministri i Arsimit dhe Sportit lëshon vërtetimin për njohjen e gradës shkencore.

Vërtetimi  i njohjes dhe njësimit është i aksesueshëm on-line në çdo kohë nga aplikanti, kundrejt username-t dhe passëord-it të tij për aplikantët që kanë ndjekur procedurën e aplikimit online.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit:
Procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar në këtë udhëzim, përfundojnë brenda 45 ditëve në rastet e aplikimit online, dhe brenda 3 muajve në rastet e aplikimit në formë shkresore.
Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk mban përgjegjësi për vonesa që vijnë për shkak të mungesës së përgjigjes, ose të përgjigjes së vonuar nga ana e aplikantit për dorëzimin e dokumenteve plotësues apo për mungesën e përgjigjes/përgjigjes së vonuar të institucionit të arsimit të lartë që ka lëshuar diplomën, apo qendrës kombëtare përkatëse të rrjetit ENIC-NARIC. 
Afatet e përcaktuara në këtë udhëzim për njësimin e kualifikimeve, gradave apo titujve i referohen datës së plotësimit të praktikës me të gjithë dokumentacionin.


Periudha e vlefshmërisë:
Vërtetimi është gjithmonë i vlefshëm (vetëm në Republikën e Shqipërisë) përveç rastit kur ka ankesa për ndryshim dhe kur revokohet nga Komisioni i Njohjes së diplomave

Kostot:
Tarifa për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të kornizës shqiptare të kualifikimeve dhe kornizës europiane të kualifikimeve (me përjashtim të njësimit të gradave shkencore), për çdo diplomë që kërkohet të njësohet, është 2,000 (dy mijë) lekë për aplikimet e kryera online dhe 4,000 (katër mijë) lekë për aplikimet e kryera vetëm në formë shkresore. Për gradat shkencore tarifa për çdo diplomë që kërkohet të njësohet, është 3,500 (tre mijë e pesëqind) lekë për aplikimet e kryera online dhe 5,000 (pesë mijë) lekë për aplikimet e kryera vetëm në formë shkresore.
Për aplikimin online ndiqen procedurat e pagesës të parashikuara në manualin përkatës.
Për aplikimin vetëm në rrugë shkresore, pagesa kryhet në llogarinë bankare të MAS të përcaktuar në faqen ëeb të MAS në seksionin përkatës të njohjes së diplomave. Mandatpagesa dorëzohet me dosjen e aplikimit për aplikimin shkresor.