Këshilli kombëtar i arsimit parauniversitar

SHPALLJE E KONKURRIMIT PUBLIK TË KANDIDATËVE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

Në mbështetje të nenit 26 dhe 29 të ligjit Nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimore parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,  Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 140, datë 18.02.2015 “Për miratimin e rregullores për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar”, Udhëzimit Nr.36, datë 25.9.2015 “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar” Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall konkursin publik për përzgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar. 

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara dhe të paraqesë dosjen personale sipas përcaktimeve në Udhëzimin Nr.36, datë 25.9.2015 “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar”, bashkëlidhur këtij njoftimi.

Aplikimet për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar paraqitet në protokollin e MAS ose përmes shërbimit postar brenda datës 15 janar 2016.