eTwinning komuniteti për shkollat në Evropë

Si pjesë e integrimit në programin Europian Erasmus+, për Edukimin, Trajnimin, Rininë dhe Sportet, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përfituar një grant, duke u bërë në këtë mënyrë aktualisht partnere e  e-Twinning – Komuniteti online i shkollave në mbarë Europën.

eTwinning promovon bashkëpunimin e shkollave në Evropë nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit duke ofruar mbështetje, mjete dhe shërbime për shkollat.

Portali eTwinning (www.etwinning.net) përfaqëson një platforme unike të bashkëveprimit të mësuesve në projekte nxitëse dhe inovatore. Portali nxit nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, të krijojnë projekte, të shkëmbejnë ide dhe të perhapin praktikat më të mira ndërmjet tyre, duke ndjerë të jenë pjesë e komunitetit me nxitës në Europë.

I krijuar në vitin 2005 si veprimi kryesor i Programit të Mësimit Elektronik të Komisionit Evropian, eTwinning numëron sot në gjithë kontinentin Evropian 269,593 mësues dhe 128,352 shkolla që zhvillojnë projekte bashkëpunuese dhe ndajnë ide.

MAS fton mësuesit te anëtarësohen në komunitetin online e-Twinning dhe të jenë pjesë aktive e këtij progami.

 

  • eTwinning suporton iniciativën ‘Move2Learn, Learn2Move’

Me rastin e 30 vjetorit të Erasmus, Komisioni Europian ofron mundësi të reja për të rinjtë për të udhëtuar dhe zbuluar Evropën.

Me këtë nismë të re, të rinjtë e angazhuar në projektet arsimore do të kenë mundësi të udhëtojnë në Europë për të takuar partnerët e tyre evropianë. Pritet që rreth 5000 deri 6000 studentë të marrin secili nga një biletë udhëtimi.

eTwinning ka mundësi të zgjedhë përfituesit e kuponave të udhëtimit, të cilët do të identifikohen nga mësuesit dhe nxënësit e moshës më të madhe se 16 të cilët kanë marrë pjesë në projektet eTwinning dhe kanë fituar këtë vit Etiketën Kombëtare të Cilësisë. Prioritet do t'u jepet projekteve që kanë të bëjnë me temën e "Përfshirjes".

Aplikimi, vlerësimi, dhe periudha e përzgjedhjes do të zhvillohen gjatë muajit qershor dhe korrik. Mësuesit dhe studentët do të jenë në gjendje të fillojnë udhëtimet në gusht.

 

  • Takime mbreselenes per Drejtuesit e shkollave. Angazhim dhe perkushtim ne nxitjen dhe perfshirjen e mesuesve ne platformen eTwinning dhe School Education Gateway.

Ne kuadrin e planit te aktiviteteve qe Sherbimi Kombetar po ofron, u organizua ne Tirane ne ambjentet e “Sami Frasherit” takimi me Drejtuesit me teme: “eTwinning nje hapesire e re e komunitetit nderkombetar te mesuesve” Ky aktivitet synoi perfshirjen e drejtuesve te shkollave si promotore te pershirjes se shkollave dhe mesuesve te tyre ne platformen eTwinning, si nxites te angazhimit te tyre ne binjakezimin e shkolles ne nivele kombetare dhe nderkombetare. Ne kete takim drejtuesit u sensibilizuan per mundesite qe eTwinning ofron, ecurine e perfshirjes se shkollave ne kete platforme, angazhimet aktuale te mesuesve ne projekte te perbashketa. Gjithashtu per here te pare u prezantua platforma europiane School Education Gateway, ku mesuesit dhe drejtuesit kane mundesi te informohen ne kohe reale ne lidhje me te rejat ne fushen e arsimit, aktivitetet e organizuara ne nivel kombetar dhe nderkombetar ne arsim, trajnime dhe mundesi te zhvillimit profesional te mesuesve. Ne kete takim Drejtuesit debatuan dhe sugjeruan rruge dhe forma nxitese per perfshirjen dhe angazhimin e mesuesve ne programin eTwinning. Ata u informuan edhe per mbeshtetjen qe Sherbimi Kombetar eTwinning do te jape ne drejtim te zhvillimit te metejshem profesional te mesuesve. Gjithashtu ata u informuan per procesin e konkurrimit ne te cilen jane perfshire shkollat per te festuar se bashku diten nderkombetare eTwinning, nepermjet aktiviteteve qe lidhen me diversitetin dhe ndikimin qe teknologjia duhet te jape ne jeten sociale te te rinjve Ne takim moren pjese Drejtues te shkollave te mesme e 9-vjecare nga disa zona si Tirane, Durres, Elbasan, Fier, Vlore, Shkoder e Lezhe.

  • Javët eTwinning - Qytetaria Digjitale, #eTwCitizen16

Javët eTwinning të këtij viti, 10-27 tetor, do të përqendrohen në “Qytetarinë Digjitale”- se si eTwinning mund të zhvillojë gjeneratën e ardhshme të qytetarëve aktiv të Evropës.
#eTwCitizen16 do të jetë rreth krijimit të projekteve nga mësuesit rreth temës së qytetarisë digjitale. Kjo fushatë synon angazhimin e mësuesve, nxënësve, anëtareve të sistemit arsimor të gjenerojnë projekt ide që lidhen me Qytetarinë Digjitale, për të qenë pjesë e kompeticionit ndërkombëtar për projekt idetë më të mira. Të gjitha projektet e krijuara si pjesë e fushatës së qytetarisë digjitale do të hyjnë në një konkurs duke përdorur hashtagun #eTwCitizen16 në përshkrimin e tyre të projektit. Themeluesit e projektit fitues, te cillët do të shpallen më 17 nëntor, do të marrin pjesë në një kurs Future Classroom Lab në Bruksel. Merrni pjesë duke regjistruar projekte në platformën www.etwinning.net.

 

  • Minipanairet: “eTwinning - sfidë dhe oportunitet për Qytetarinë Digjitale” 

Si pjese e programit eTwinning, Shërbimi Kombëtar eTwinning – Ministria e Arsimit dhe Sportit, do te organizoje ne kater rajone gjeografike Minipanairet me teme: “eTwinning - sfidë dhe oportunitet për Qytetarinë Digjitale”. Ky panair synon te prezantoje angazhimet aktuale te mësuesve te perfshire ne kete program dhe te promovoje njëkohësisht pjesëmarrjen e mësuesve te rinj per te qene pjese aktive e këtij programi. Njekohesisht ky panair do te ofroje mundësinë e regjistrimit online te mësuesve te rinj, te panjohur me pare me platformën eTwinning si dhe trajnimin e tyre duke demonstruar njëkohësisht funksionalitete qe lidhen me dizenjimin dhe implementimin e nje projekti, si dhe funksionalitete me përdorimin e Twinspace si një mjet për komunikim, bashkëpunim dhe ndarje eksperiencash. Koordinimi i Shërbimit Kombëtar për organizimin e këtyre Minipanaireve aktualisht po behet nëpërmjet DAR/ZA, te cilat njoftojnë dhe koordinojnë shkollat për pjesëmarrje. Shërbimi Kombëtar përzgjedh nga platforma listën e mësuesve qe mund te demonstrojnë aktivitetin e tyre ne Minipanair. Mësuesit e kësaj liste janë mësues te cilët kane rezultuar aktive ne platformën eTwinning dhe realisht kane mundësinë e paraqitjes se projekteve te realizuar për kompeticionin rajonal qe do te jete pjese e këtij Minipanairi. DAR/ZA koordinon veprimet me shkollat përkatëse te këtyre mësuesve për te krijuar lehtësirat e përgatitjes për t’u paraqitur ne këtë Minipanair. Shërbimi kombëtar me shpenzimet e tij do te garantoje ambientin e panairit, hapësirat e promovimit brenda këtij ambienti (tavolina), dhe disa mjete prezantuese si fletëpalosje, stilolapsa, rollup, poster dhe kalendarë. Shkollat e këtyre mësuesve, vet ne varësi te projekteve qe duan te paraqesin te mundësojnë paraqitjen dinjitoze ne ketë panair. Secili nga këta mësues do te ketë hapësirën e tij dhe mund te marre një partner ne projekt dhe te paktën 2 nxënës. Mësuesit duhet te paraqesin projektet e tyre ne formën e prezantimeve ne Power Point ne tablet ose laptop si dhe me foto, postera, fletëpalosje, ose objekte te tjera. Panairi vizitohet nga mësues e nxënës te tjerë te cilët do te kenë mundësi te votojnë tre projektet me te mira ne nivel rajonal.