Shkolla

Femijët

Femijët

Edukimi parashkollor në Republikën e Shqipërisë është publik dhe privat. Ai përbëhet nga çerdhet dhe kopshtet. Çerdhet janë institucione në vartësi të pushtetit vendor dhe përfshijnë fëmijë të grup moshës (0 - 3) vjeç. Kopshtet janë institucione në vartësi të MAS dhe përfshijnë fëmijë të grup moshës (3 - 6) vjeç. Arsimi parashkollor nuk është i detyruar. Ka dy lloje kopshtesh, kopshte gjithëditore dhe kopshte gjysmëditore. Kopshtet funksionojnë gjatë gjithë vitit.

Nxënësit

Nxënësit

ARSIMI BAZË

Arsimi bazë i detyruar synon të zhvillojë aftësitë intelektuale, krijuese, praktike dhe fizike të nxënësve, të zhvillojë personalitetin e tyre dhe t’i pajisë ata me elementet themelore të kulturës së përgjithshme dhe edukatën qytetare.

 

NISMA ÇDO FËMIJË NË SHKOLLË !

 

Manual mbi Sistemin e Parandalimit të Hershëm

 

ARSIMI MESËM

Arsimi i mesëm nuk është i detyrueshëm.
Arsimi i mesëm në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga Gjimnazet (me kohë të plotë dhe të shkurtuar) si dhe nga Shkollat e mesme profesionale.
Gjimnazet me kohë të plotë. Gjimnazet publike japin një kulturë të përgjithshme që është zgjerim i njohurive e thellim i kulturës dhe njohurive të fituara në shkollat e arsimit bazë. Kohëzgjatja e gjimnazit është 3 vjet dhe përfundon me provimet e Maturës Shtetërore.

Provimet e Lirimit

Urdhëra, udhëzime, rregullore etj.

Mësuesit

Edukatorë në arsimin parashkollor mund të jetë një person i cili është diplomuar në shkollat e larta publike ose private të akredituar të mësuesisë.
Mësues në arsimin bazë dhe në gjimnaz mund të jetë një person i cili është diplomuar në shkollat e larta publike ose private të akredituar të mësuesisë.
Mësues i arteve mund të jetë një person i cili është diplomuar në Akademinë e Arteve. Mësuesi i edukimit fizik mund të jetë një person i cili është diplomuar në Akademinë e Sporteve.
Mësues i nxënësve me nevoja të veçanta mund të jetë një person i cili është diplomuar në një shkollë të lartë të mësuesisë dhe ka kryer kurse specializimi në këtë fushë.

Prindërit

Të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve i përfshin detyrimi shkollor, janë të detyruar t'i dërgojnë fëmijët e tyre në institucione publike ose private të arsimit të detyruar. Arsimi i detyruar publik është arsimi bazë, i njësuar dhe i përgjithshëm. Institucionet e tij shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.  Shkolla e arsimit të detyruar publik përfshin dy cikle; ciklin fillor dhe ciklin e lartë.
Shkolla e arsimit të detyruar mund të jetë shkollë me cikël të plotë ose shkollë me kohë të shkurtuar. Shtetasit që kanë mbushur moshën 16 vjeç, por që nuk kanë përfunduar arsimin e detyruar, mund të ndjekin shkolla me kohë të shkurtuar.

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit

Projekte, aktivitete, adresa të dobishme etj.